DASH: Kosova me ligje të mira por ende me probleme fetare!

Raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit ka lavdue Kushtetutën e Kosovës sa i përket lirive fetare tue thanë qysh në përmbajtje të raportit për vitin 2015 se “Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe ofron liri për besimtarët”.

Por, megjithëse n’aspektin ligjor Kosova qendron mirë, raporti vjetor i DASH potencon jo pak incidente me karakter fetar, ndonëse aty thuhet që shpesh për shkak të situatës në vend asht e veshtirë të ndash problemet që kanë karakter etnik dhe atë fetar.

Kjo ndodhë sidomos me rastet e komunitetit serb për shkak të asaj që në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe shikohet edhe nga këndvështrimi etnik, e jo patjetër atë fetar.

Qeveria dhe pushteti në Kosovë ka ndërmarrë disa veprime me parandalue ekstremizmin e dhunshëm fetar në Kosovë tue bashkëpunue me komunitetin mysliman thuhet në raport, por incidentet sidomos ndaj disa grupeve të caktueme myslimane kanë vazhdue edhe vet mbrenda Bashkësisë Islame të Kosovës.