DASH: Narkotikët kalojnë në Kosovë me pranim të heshtun të zyrtarëve !!

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin botnor për trafikun e narkotikëve.
Kosova s’ashtvend-burim për drogat e paligjshme, por mbetet vend transit për kontrabandim në tregjet europiane, ka thanë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor për kontrollin e narkotikëve (INCSR).
Ligjet ndalojnë korrupsionin e lidhur me narkotikët, por vazhdojnë akuzat se narkotikët kalojnë përtej kufijve të Kosovës, disa herë me pranimin e heshtur të zyrtarëve”, thuhet në raport.
Raporti shton se nuk ka raporte vlerësuese në përdorimin e drogës në Kosovë, por në bazë të informatave në dispozicon shumica e përdoruesve janë meshkuj, ndërsa marihuana asht droga ma e përdorun.
Në raport thuhet se në 9 muejt e parë të vitit 2015, në Kosovë janë konfiskue 146 kilogramë marihuanë dhe 37 gramë kokainë, shifër që shënon ranie të ndjeshme të sasisë së narkotikëve të konfiskueme në vitin 2014 (672 kilogramë marihuanë dhe 21 kilogramë kokainë).
Faktorët që ndikojnë negativisht në përpjekjet e Kosovës për të luftuar trafikimin e narkotikëve përfshijnë mungesën e integrimit të plotë të katër komunave veriore, ekonomia të dobët, mosnjohja nga disa shtete në rajon, si dhe një sistem jo krejt efikas i menaxhimit të kufirit”, thuhet në raport.
Simbas raportit, Kosova për shkak që s’asht anëtare e Kombeve të Bashkueme, ajo asht pjesë e pak konvetave ndërkombëtare dhe protokolleve apo marrëveshjeve dypalëshe në luftimin e narkotikëve.
Kosova bashkëpunon dhe shkëmben informacione me partnerët ndërkombëtarë përmes takimeve joformale bilaterale dhe takimeve multilaterale. Kosova bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara në çështjet kundër narkotikëve dhe merr ndihmë teknike dhe trajnime nga programet e ndihmës SHBA-së”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.