DASH: Pengimi i punës së Kuvendit dhe korrupsioni, problemet ma serioze qe ka Kosova

State-Department-Photo-Hi-Res

Problemi ma serioz i të drejtave të njeriut në Kosovë, gjatë vitit 2015, ka qenë pengimi, herë-herë i dhunshëm, i Kuvendit nga deputetët opozitarë në periudhën Tetor-Dhetor, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në vitin e kaluem.
Pengimi i tillë, thuhet në raport, ka bllokue debatin e lirë dhe kalimin e ligjeve.

Korrupsioni endemik në qeveri dhe në sektorin privat, si dhe mungesa e ndëshkimit për vepra korruptive kanë qenë po ashtu problem i madh i të drejtave të njeriut, thuhet në raport.

Sipas raportit, dhuna dhe diskriminimi shoqnor kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, grave, personave me aftësi të kufizuem dhe anëtarëve të komunitetit lesbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual kanë përba shqetësimin e tretë.