DASH: Shqipnia, burim kryesor i marijuanës!

Simbas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër landëve narkotike, Shqipnia vazhdon të mbetet nji vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe nji pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet europiane.

Gjatë vitit 2015, thuhet në raport, autoritetet shqiptare kryen nji sëri arrestimesh dhe kapën nji sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, tue vazhdu primjen e vitit 2014.

Ky sukses i dedikohet kryesisht vazhdimit të bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë.

Me perjashtim të canabisit, Shqipnia nuk asht prodhuese kryesor narkotikësh të tjerë, substancash kimike bazë ose drogash sintetike.

Qeveria e Shqipnisë nuk mban statistika të perdorimit të drogave.

Me përjashtim të marijuanës, përdorimi i narkotikëve të tjerë nuk asht i shpeshtë, thekson raporti i DASH.