DASH zyrtarisht i shpalli degët e ISIS si organizata terroriste

Shtetet e Bashkueme shpallen sot zyrtarisht degët e të ashtuquejtunit Shtet Islamik, si organizata terroriste që funksionojnë në Libi, Jemen dhe Arabinë Saudite, tha Departamenti i Shtetit të SHBA’ve.

Tri degët e ISIS u shpallën “organizata globale terroriste”, në përputhje me këtë vendim të DASH’it ato në mënyrë automatike kanë vendos sanksione dhe llojet e tjera të sanksioneve ndaj shtetasve të huej.

Këto organizata paraqesin rrezik serioz se munden me krye akte terrorizmi që kërcënojnë shtetasit ose sigurinë kombëtare të SHBA’ve, raporton AFP.

Departamenti i Shtetit njoftoi se 3 grupet terroriste janë shndërrue në degë të ISIS në Nandor të vitit 2014, kur lideri xhihadist, Abu Bakr al-Baghdadi kishte pranue betimin për besnikëni prej luftarëve në Libi, Jemen dhe Arabinë Saudite.