Daut Haradinaj kallxon fajtorët që lanë veriun në këtë gjendje!

Nënkryetari dhe deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj, ka thanë për emisionin Personale të TV Dukagjinit, se fajtorë për gjendjen në veri të Kosovës janë krejt bartësit e UÇK’s dhe të politikës kosovare të mbasluftës.

Haradinaj ka deshmue për herë të parë se si janë gjetë dokumente që deshmojnë se qëllimi u Slobodan Miloshevic’it ka qenë ndamja e Kosovës.

Në Personale ai ka rrëfye si asnjiherë ma parë për luftën dhe mbasluftën.

Aty ka tregue për ranien e vllazënve, por edhe vrasjen e vëllaut tjetër mbas lufte.

 Daut Haradina ka përmend me emën adresën që, simbas tij, asht kujdes që gjatë gjithë mbasluftën me degradue familjen Haradinaj.