Daut Haradinaj then akullin, qe pse!

Deputetët e opozitës, Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, po hyjnë në muejin e gjashtë të mospjesëmarrjes së tyne në seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Për dallim nga deputetët e partisë opozitare ‘Nisma për Kosovën’, deputeti i AAK’s Daut Haradinaj asht rikthy në krye të Komisionit për Punë të Mbrendshme dhe Siguri, kjo mbasi që Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës kishte vendos me bojkotue punët e Parlamentit të Kosovës nga mueji Mars i këtij viti.

Simbas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbas gjashtë muej mospjesëmarrje në punën e Kuvendit, deputeti humb mandatin nëse nuk arrinë me argumentue mungesën e tij.

Tash mbetet me u pa se si kanë me veprue deputetët tjerë të AAK’s dhe Nisma për Kosovën.

 

dautiiiiiii