Davenport: Mirëpresim marrëveshjen për kodin telefonik!

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd, Michael Davenport, ka thanë sot se mbështetë marrëveshjen e arritun në mes Prishtinës dhe Beogradit për telekomunikacionin, sepse kjo asht në interes të krejt qytetarëve, tue shtue se kjo do të jetë nji nxitje për përparim në elemente të tjera të tilla si dialogu për energjinë dhe krijimi i Komunave Serbe.

Simbas këtij të fundit, në kuadër të bisedimeve dhe përcaktimit të normalizimit gjithëpërfshimës të marrëdhanieve, apo vetë Kapitullit 35, që i referohet marrëdhanieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk nënkupton njohjen e Kosovës.

“Na e mirëpresim progresin në negociatat dhe arritjen e nji marrëveshje për telekomunikacionin. Kjo nuk asht nji çashtje e lehtë dhe unë shpresoj se kjo do të jetë nji nxitje për përparim në elementet e tjera të dialogut-Formimit të komunave dhe energjisë serbe”, ka përfundue Davenport.