David Cameron jep dorëheqje edhe si deputet

Ish-kryeministri David Cameron ka dhanë dorëheqje nga të qenit deputet.

Cameron, i cili ka përfaqësue njerëzit e vendit në Witney në Oxfordshire që nga viti 2001, ka dhanë dorëheqje nga pozita e tij e deputetit në Parlament, shkruen BBC.

Pak javë ma parë David Cameron dha dorëheqjen edhe nga posti i kryeministrit, mbasi rezultatet e referendumit me 24 Qershor ishin që Mbretnia me dalë nga Bashkimi Europian.