David Cameron: Turqia në BE, nuk ka me ndodhë

Kryeministri britanik David Cameron theksoi edhe njiherë në intervistën e dhanë gazetarit të BBC’s, Andreë Marr, se Turqia nuk ka nji perspektivë për anëtarësim në Bashkimit Europian.

“Ata e dinë edhe vetë, se nji gja e tillë nuk ka për me ndodhë, edhe pse publikisht pretendojnë të kundërtën. Nuk ka gjasa që Turqia me u ba pjesë e Bashkimit Europian, të paktën për disa dekada. Kjo çashtje as që vihet në diskutim dhe fushata për ‘Brexit’ e di shumë mirë. Disa prej tyne e kanë pranue, ndaj bajnë mirë të ndalen mos t’i frigojnë njerëzit, sepse ky anëtarësim nuk ka me ndodhë”, tha David Cameron, kryeministër i Britanisë.

Cameron paralajmëroi kundër nji “dekade të humbun” në rast të daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

“Rezultati ka me qenë nji dekadë e humbun për Britaninë e Madhe, në fushën e rritjes ekonomike, investimeve, shpenzimeve sociale, nëse britanikët zgjedhin opcionin Brexit në referendumin e 23 Qershorit. Kemi me pasë nji dekadë pasigurie, në të cilën duhet rinegociue kontrata tregtare me BE’në, që ka me përthithë energjinë e qeverisë dhe të vendit tonë”, shtoi ai në nji emision politik Andrew Marr Show.