David Phillips: Kosova me u kthy ka Perëndimi, JO – Turqia!

Kosova duhet me qenë e vetëdijshme që ka “miq të rrejshëm” dhe “Turqia asht mike e rrejshme e Kosovës”, ka thanë për REL, David Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin për studimin e të drejtave të njeriut, n’Universitetin e columbisë në New York.

Ai ka qenë këshilltar në Departamentin e Shtetit dhe ekspert për marrëdhanie të jashtme.

Phillips ka theksue se Turqia, përmes Agjencisë turke për zhvillim ndërkombëtar (TIKA), si dhe përmes ambasadës së saj në Kosovë, ka krijue pozicion të fortë dhe të dukshëm, por agjenda e saj, si ka thanë ai, “nuk asht që t’i ndihmojë kosovarët, por me promovue islamin turk në Kosovë”.

Simbas tij, Kosova nuk asht e vetëdijshme për nji gja të tillë.

“Jo, sepse në planet afatshkurta ekzistojnë përfitime të drejtpërdrejta nga marrëdhaniet e tilla me Turqinë. Por, investimet e Turqisë nuk janë n’interesin e Kosovës ,por i sherbejnë interesave të Turqisë.”

“Duhet të kemi kujdes për këtë. Kudo që ekziston zbrazëtina, Shtetet e Bashkueme t’Amerikës dhe Bashkimi Europian duhet me plotësue atë.

Institucionet nderkombëtare duhet të përfshihen dhe janë të nevojshme kontaktet ma të forta ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe të atyne nga vendet perëndimore”, ka thanë Phillips.