Davutoglu: Kosova pa nderhymjen e NATO’s kishte me u ba si Aleppo! (video)

Kosova dhe Bosna kishin me u ba si qyteti sirian Aleppo, nëse nuk kishte me ndërhye NATO, tha sot ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu
Davutoglu, n’intervistën për Al-Jazeera, tha se nëse NATO kishte me qenë aktive në Siri, nuk do të kishte vuejtje të njerëzve.

“Nëse NATO kishte me qenë aktive në Siri, nuk do të kishim këtë problem,” tha Davutoglu, ndërsa Aleppon e sotme e krahasoi me Stalingradin në Luftën e Dytë Botnore.

Simbas tij, regjimi i presidentit sirian, Bashar Al-Assad, deshiron me spastrue etnikisht Aleppon gjatë tranzicionit presidenciale në Shtetet e Bashkueme.

“Populli i Aleppos janë heroj dhe unë due me thanë se si vëlla i tyne në Turqi, na jemi gjithmonë me ta, pamvarësisht nga feja apo etnia e tyne”, tha Davutoglu.