De Telegraaf: Qe qysh e zgjasin qëndrimin në Holandë azilkërkuesit shqiptare

“Shqiptarët janë azilkërkues të lëvizshëm dhe nuk kthehen në vendin e tyne mbas refuzimit për azil”, shkruen gazeta holandeze “De Telegraaf”, e cila përshkruen fenomenin e azilit nga shqiptarët, mbasi janë grupimi ma i madh i azilantëve në Holandë.

Simbas të dhanave, rreth 800 nga 1700 azilkërkues që kërkuen azil nga Kallnori 2015 deri më tani, rezultojnë të jenë refuzue në nji vend tjetër.

Të ashtuquejtunat rregullat e Dublinit bajnë që vetëm vendi i parë ku kërkohet azil nga nji person, asht i detyruem me marrë në konsiderate.

Vendet e tjera janë të detyrueme me refuzue kërkesën automatikisht. Por kjo ndodhi vitin e kaluem me vetëm 10 shtetas shqiptarë, të cilët janë kthye me detyrim në Shqipni.

Pjesa tjetër nuk dihet ku janë, mbasi ata munden me qenë ende në Holandë ose e kane vazhdue udhëtimin në nji vend tjetër europian.

Simbas gazetës, nji pjesë e shqiptarëve kane gjete edhe mënyra të reja për me zgjat qëndrimin e tyne në Holandë, tue humb parasortën me vetëdije, mbasi në Holandë ambasada nuk mundet me lëshue pasaporta.

Kjo mundet me u ba vetëm në Bruksel dhe procedura zgjatet. Kjo mundëson që azilkërkuesit me qëndrue ma gjatë në kampet e azilit për me përfitue ma gjatë nga asistenca.