Debat i ashpër mes nji gjenerali amerikan dhe nji serbi, mbas kualifikimit të Kosovës në basketboll (foto)

Atashehu i Ushtrisë Amerikane, Jeffry Fischer, iu asht gëzue lajmit se Kosova asht kualifikue në Botnorin e “Kina 2019”, në basketboll.

Ai në Twitter’in e tij ka shpërnda lajmin e FIBA’s, veprim ky i cili ka çue interesimin e disa komentuesve serbe, tue ba që të zhvillohet nji debat i nxehtë mes tyne, shkruen Indeksonline.

Komentuesi serb kishte shkrue se Kosova nuk egziston si shtet, ndërsa Jeffrey ia kishte kthye tue ja spjegue se Kosova asht shtet që nga viti 2007, dhe se ata janë nji popull i madh.

Atashehu ushtarak, Jeffrer Fischer, shërben në Kosovë në kuadër të ambasadës Amerikane në Prishtinë.