Debat i ashpër në selinë e OKB’s: Thaçi & Pacolli kundër Vucic & Dacic

Liderët e shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli u panë shkarazi në New York, në selinë e OKB me liderët e shtetit serb, Aleksandar Vucic dhe Ivica Dacic.

“Kend e ke quejt rrenc?”, thuhet t’i ketë thanë Pacolli fillimisht Dacicit, i cili deklaratën e Pacollit se Kosova i ka votat për UNESCO e kishte quejt rrenë.

“Ku i ke gjetë të gjitha ato vota për të cilat po flet? Ke humbë nji herë, përseri ke me humbë”, citojnë mediat serbe Vucicin t’i ketë thanë Pacollit, transmeton lajmi.net.

Pacolli krejt i qetë, ia ka kthye: “A je lodh nga të gjitha ato takime”, tue aludue në takimet që Vucic i ka pasë në OKB për me pengue hymjen e Kosovës në UNESCO.

Presidenti Thaçi nuk ishte përfshi në këtë muhabet. Ai ka ndejt anash, por nuk ka folë.

Deri te takimi i Vucicit dhe Dacicit me Pacollin dhe Thaçin kishte ardhë mbasi që Pacolli deklaroi se Kosova i ka sigurue votat e mjaftueshme për anëtarësim në UNESCO.

Kjo deklaratë e Pacollit ka ba që Vucic dhe Dacic me reague si të çmendun.

Shperndaje në: