Video: Debat i nxetë i kandidatëve për zavendës presidentë në SHBA

Nji debat i zjarrtë kaq qenë ai i dy kandidatëve për zavendës presidentë, mbramjen e djeshme në SHBA, nji debat me përplasje dhe ndërpremje të shumta.

Dy kandidatët për nënpresident, demokrati Tim Kaine dhe republikani Mike Pence u përballën mbramë në debatin e vetëm mes tyne, shpesh tue ndërpre njani-tjetrin dhe tue argumentue qëndrimet mbi emigracionin, ekonominë dhe sigurinë e vendit.

Ata shprehën mendime mjaft të ndryshme rreth pothuejse tana çashtjeve me randësi për vendin.

Kaine, senator i shtetit Virginia, dhe Pence, guvernator i shtetit të Indianas, u përpoqën të mbrojnë kandidatët përkatës për president, Hillary Clinton dhe Donald Trump, shpesh tue u përplasë ashpër në çashtje të ndryshme.

Kaine kërkoi që kandidati republikan Trump të publikojë taksat. Pence e mbrojti miliarderin Trump si nji biznismen të mençun që ka krijue mija vende pune.