Debat në mes ministrash në Qeveri: ’50 mijë euro munden me rrezikue liberalizimin e vizave’

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku dhe ai i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti kanë pasë debat sot në mbledhjen e Qeverisë.

Çollaku ka kundërshtue miratimin e buxhetit të rishikuem, me arsyetimin se Ministrisë së Integrimeve Europiane i janë marrë 50 mijë euro nga buxheti i saj, para këto të parapame për bashkëfinancimin e projekteve që kanë të bajnë me fushata për sensibilizimin e kosovarëve për liberalizmin e vizave, transmeton lajmi.net.

“Me mungesën e këtyne mjeteve rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave”, ka thanë Çollaku.

Kjo asht kundështue nga ministri Hoti.

Megjithatë, kjo vërejtje e tij nuk asht përfillë nga kryeministrit Mustafa dhe kabineti qeveritar, mbasi buxheti i rishikuem asht miratue pa këto mjete.