Debati i 3 Gushtit: Thaçi kërkon që interesat euroatlanatike me qenë para atyne ditore

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

Mbas takimit me të dhe mbas vlersimeve që ka ba për pjesëmarrjen e Kosovës në këto Lojna, presidenti Thaçi i asht përgjigjë edhe pyetjes së Rrokum.TV në lidhje me debatin e 3 Gushtit për çashtjen e Demarkacionit.

“Unë due që me veçue se debati i 3 Gushtit ka me qenë në fundksion të krijimit te nji uniteti funksional të votimit të Demarkacionit, e që asht interes i të dy palëve”, ka thanë Thaçi, tue shtue se nuk duhet me qenë interesat ditore në vend të agjendës euroatlantike, raporton Rrokum.TV

Tue folë për deklaratat e Vucic, Presidenti Thaçi tha se duhet me u koncentrue veç në implementimin e këtyne marrëveshjeve.

Ndersa, per fillimin e Demarkacionit me Serbinë ka thanë se ka me u ba pikërisht me hymjen e Serbisë në kapitullin 35./Rrokum.TV