Debati i fundit në SHBA: Trump refuzon me pranue rezultatin e zgjedhjeve nëse ai humb

debati 3 hillary-trump

Debati i fundit i zhvilluem sot ne oret e hershme ne Universitetin e Nevada ka prodhue nji perballje te nxete ne mes te kandidateve per presidente ne SHBA, Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Trump ka perserite se zgjedhjet jane te manipulueme, derisa zojen Clinton e ka quejt ‘grue te keqe’, shkruen BBC, transmeton Rrokum.TV.

Clinton e ka quejt te tmerrshem faktin se, Trump s’kishte me pranue rezultatin nese ai humb.

Sondazhet kallxojne se Trump po humbe ne qytetet kryesore, shkaku i dyshimeve per dhune seksuale.

Dy kandidatet nuk i dhane doren njani-tjetrit as para e as mbrapa debatit.

Trump e ka perqendrue diskutimin e tij ne lidhje me kundershtimin e legalizimit te abortit, mbrotjen e te drejtes per armet me leje dhe debimin e atyne qe jetojne pa dokumente ne SHBA.

Ndersa, Zoja Clinton ka fole per perkrahjen e komunitetit LGBT dhe te drejten e abortit, transmeton Rrokum.TV.