Debati për Demarkacionin: Edhe serbët konfirmojnë pjesëmarrjen

Lista Serbe ka me marrë pjesë në konferencën shkencore për kufinin me Malin e Zi, e planifikueme për 3 Gusht.

Kryetari i kësaj partie, Slavko Simic në nji prononcim për “Indeksonline” ka thanë se ‘Srpska’ ka me mbështetë debatin publik, mirëpo shpreson se ka me u dhanë nji zgjidhje konkrete për këtë çashtje.

“Asht dashtë me u ba nji zgjidhje përmes bisedimeve teknike , kjo asht mënyra ma e mirë për t’u përballë me publikun me tana faktet dhe për të gjetë nji zgjidhje pragmatike. Përndryshe, presidenca, dhe unë si kryetar i grupit parlamentar mbështesim propozimin e këtij debati, i cili ka me u mbajtë edhe disa ditë”, ka thanë ai.