Debuton partia e re në Gjakovë, keni me u befasue çka po ban Mimoza atje!

Sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formue grupi ma i madh i Asamblistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.

Gjashtë asamblistë nga AKR dhe dy asamblistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuen në mbështetje të Alternativës së r, pjesën e së cilës asht kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Asamblistët nga AKR që u rreshtuen pranë kryetares janë: Hasan Krasniqi, Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Jeton Vorfi dhe RinaDomi.

Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuen pranë Kryetares, Mirdita Ademaj dhe  Xhevat Zenelaj.

Me këtë hap bahet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike qe po bahet nga Asambleja e Gjakovës.

Kjo iniciativë ka me vazhdue edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët në vijim.