Deçani proteston kundër vendimit për pronat e Manastirit

Sot në mesditë, në Deçan ka fillue nji protestë e kryetarit të komunës, Rasim Selmanaj, i mbështetun nga partitë politike në komunë kundër nji vendimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin i njihet e drejta e pronësisë së Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.

Kryetari Selmanaj i tha Radios Evropa e Lirë se, protesta zhvillohet mbasi vendimi asht në kundërshtim me të drejtën dhe se Manstirit po i falet toka.

Mendojmë se është shkelur e drejta dhe se vendimi ëhstë I motivuarpolitikisht. Nuk pajtohemi me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Argumentet janë në anën tonë sepse shkalla e dytë e Gjykatës Supreme vendosi që lënda të kthehet në Gjykatën Themelore në Deçan. Pas kësaj Manastiri u ankua dhe u përfshi edhe Gjykata Kushtetuese. Kjo nuk është në përgjegjësi të Gjykatës Kushtetuese, dhe u bë një shkelje pronësore me këtë vendim. Ne jemi për drejtësi por këtë duhet ta vendos Gjykata Supreme apo ajo komunale”, tha Selmanaj për REL.

Ai theksoi se me vendimin e Kushtetueses po legjitimohet vendimi i Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997, kur regjimi i Miloshevic’it ia fali pronën Manastirit.