Deda: Ky asht kushti për me hy në Qeveri

Themeluesi i Alternativës, Ilir Deda, ka folë rreth krijimit të nji Qeverie gjithëpërfshimëse.

Sipmbas Dedës nji Qeverie e tillë do të kishte kuptim por pa Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nji Qeverie gjithëpërfshimëse pa PDK’n, mund të kishte kuptim por kjo Qeveri e tillë gjithëpërfshimëse duhet ta kishte nji afat të kufizuem gjithsesi pa PDK’n dhe duhet të merrte vesh për prioritetet të cilat duhet të realizonte dy vjetet e  ardhshme”, u shpreh Deda për GazetaBlic.

Por Deda nji ide të tillë nuk e sheh të realizueshme.

“Tue i marrë parasysh qëndrimet e partive politike vështire që mund t’arrihet nji marrëveshje e tillë, pra nji ide e tillë asht e pa realizueshme”, tha ai.