Deda: Zgjedhja e Thaçit President ka me u kontestue në Kushtetuese, se s’asht person unifikues

Në seancën e zgjedhjes së Presidentit ku shumica e deputetëtve të opozitës u përjashtuen për hedhje të gazit lotsjellës, i vetmi deputet që qëndroi në seancë ishte Ilir Deda nga Vetëvendosje.

Për indeksonline, Deda përsëriti që zgjedhja e Hashim Thaçit në pozitën e Presidentit veç se e thellon edhe ma shumë krizën politike në Kosovë.

Është për keqardhje të thellë që Kuvendi i Kosovës – me diktat – vendosi të përfshihet në thellim të krizës politike. Natyrisht që ka rrugëdalje, e kjo është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme si dhe një sërë hapash politik që duhet të shmangin në të ardhmen kriza të tilla politike”, tha Deda.

Ai tha se zgjedhja e Thaçit për President ka me u kontestue në Gjykatën Kushtetuese, se qysh tha ai, Kosova e ka në krye nji njeri jounifikues.

Mendoj se zgjedhja e Thaçit do të kontestohet në Gjykatë Kushtetuese. Të shohim se si do të shkoj ky kontestim dhe çfarë pasojash politike do të prodhojë”.

Megjithatë, është e qarte se në krye te shtetit e kemi njeriun më jounifikues dhe përçarës në politikën e Kosovës. Sa i përket arenës ndërkombëtare po e shohin të gjithë që Thaçit nuk po ja urojnë zgjedhjen, ndërsa raportimet e mediave ndërkombëtare për te vetëm sa e rëndojnë imazhin Kosovës”, theksoi Deda.

E për daljen nga kriza politike, Deda tha se zgjidhja e problemeve politike me marrëveshje politike asht mënyra qysh zgjidhen problemet në shekullin 21, edhe në kontinentin që jetojmë edhe në vendet e zhvillueme.

E në Kosovë kjo duhet të jetë shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe një sërë hapash politik që do të jenë mësime për të ardhmen dhe mospërsëritjen e krizave të tilla në Kosovë”.

E tue folë për furnizimin me bukë dhe benzinë për qytetarët veç për me marrë pjesë në protesta, ai tha se edhe pse nuk mirret me organizimin e protestave, nji informacion i tillë s’asht i vërtetë.