Dega e LDK’s në Gjermani, ka me qenë në krah të kryetares Donikë Gërvalla

Muejin e kaluem, në nji intervistë dhanë Televizionit Rrokum, kryetarja e Degës të LDK’s, në Gjermani, Donikë Gërvalla, ka deklarue se nëse deputetët e LDK’s, në Parlamentin e Kosovës, e votojnë vijën aktuale kufitare, me Malin e Zi, pa transparencën e duhun, ajo kishte me u largue nga LDK.

Dega e LDK’s në Gjermani, i bashkohet kërkesës gjithëpopullore, për rikthimin për shqyrtim serioz të përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi, sepse qëndrimi zyrtar aktual asht i nxituem dhe jo real.

Dega e LDK’s në Gjermani, nuk miraton kushtëzimin e kryetarës të Degës të LDK’s, në Gjermani, Donikë Gërvalla, për këto arsye:

1.- Donikë Gërvalla ka nënshkrue peticionin kundër – Shënimit të Vijës Kufitare Aktuale me Malin e Zi -;

2.- Donikë Gërvalla, në vijimësi, në shumë prononcime publike, e ka kundërshtue, madje me forcën e argumenteve, këtë vijë kufitare;

3.- Donikë Gërvalla nuk ka listue kandidatët për deputetë të LDK’s, të cilët e votojne apo jo demarkacionin.

Prandaj, Donikë Gërvalla nuk ka asnji përgjegjësi individuale, personale, për vendimet që marrin apo zbatojnë të tjerët, qofshin ata edhe deputetë të LDK’s.

Dega e LDK’s në Gjermani, ka me qenë në krah të kryetares Donikë Gërvalla, në rrugëtimin demokratik, në bashkëpunim të sinqertë dhe të harmonishëm me strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës.