Degia e autobusit në Krujë, policia arreston shoferin

Policia e Durrësit njoftoi masën e arrestit për shoferin e autobusit të përfshimë nga flakët, në qendër të Krujës mesditën e së Premtes.

Shoferi shtetasi Skënder Jonuzaj, 56 vjeç nga Vlora u ndalue mbasi akuzohet se ka shkele rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia dyshon se shkelja e këtyne rregullave të qarkullimit rrugor, ka shkaktue flakët në autobusin e mbushun me pelegrinë të kishës së Shën Theodhorit në Vlorë, shumica prej të cilëve ishin gra dhe vajza.

Nga flakët vdiç nji 65-vjeçare, ndërsa janë plagos 12 të tjerë, ku 8 prej të cilave jane në gjendjen të rëndë dhe që ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve në repartin e djegieve në Tiranë.

Autobusi me 30 besimtarë nga Kisha Ortodokse e Vlorës ishte nise për peligrinazh drejt Ulqinit në Mal të Zi, dhe gjatë rrugës ishte parashikue një ndalesë në qytetin historik të Krujës, ku ndodhi dhe ngjarja e rande.