Deklarata e Ahmetit në Rrokum: Pal Lekaj ‘godet’ kryetarin e Prishtinës

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reague në drejtim të nji deklaratë të lshueme nga i kryetari i Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, në Rrokum Roll të TV Rrokum, i cili ka porositë kryetarin e AAK, Ramush Haradinaj se nuk i duhet pozita kur vendimet për Kosovën kanë me u marrë në Beograd.

Ky asht postimi i plotë i Lekajt:

Një paradigmë për “politikanin” e kungjave të kryeqytetit.Pjesëmarrja dhe mbështetja e ndërtimit të shtetit nga të gjitha pozicionet e në të gjitha etapat e z.Haradinaj nuk është ndalë asnjëherë, vetëm se nga nesër ajo do të ndryshojë duke qenë se do të marrë vendime si kryeministër.Seanca e nesërme për ndërtimin e institucioneve të reja është një hapë i rëndësishëm tutje në përmbushjen e vullnetit të qytetarëve të shprehur me 11 qershor. Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga z.Haradinaj, e përbërë nga partitë respektive të cilat janë nënshkruese, do të jetë e Kosovës dhe në të mirë të qytetarëve të saj, e jo siç disa kanë dëshirë t’ia atribuojnë me gjithëfarë emrash e insinuatash që nuk janë asgjë e re, por vetëm përtëritje fjalesh.Angazhimi i të gjithëve në qeverinë e udhëhequr nga z.Haradinaj, do të jetë përmbushja maksimale e pritjeve dhe obligimeve ndaj njerëzve të këtij vendi, ndryshe nga sa ka vepruar udhëheqja e PVV në dhe me kryeqytetin tonë. Prandaj thirrja ime për ju, Shpend dhe “filozofët” e partisë tuaj është që t’i gëzohemi kësaj mundësie, duke ndrruar qasje e duke u angazhuar përbashkët, jo për ta thyer e djegur por për ta ndërtuar Kosovën. Ne do të jemi në krye të detyrës për t’i shërbyer qytetarëve, për juve nuk e di.