Deklarata e akademikut serb për Kosovën shkakton “tërmet” në Serbi

Akademiku serb, Dusan Todorovic, ka deklarue se Kosova nuk asht pjesë e Serbisë.

Ai e ka akuzue presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic për hapjen e nji dialogu të mbrendshëm për Kosovën në Serbi, tue shtue se çashtja e Kosovës asht e kryeme.

“Nëse Vucic pretendon se asht faktor i paqes dhe stabilitetit, ai solli nji keqkuptim me Maqedoninë ma parë, Kosova tashma asht çashtje e djegun. Kjo duket se Serbia asht e përfshime në punët e fqijëve”, deklaroi Todorovic, transmeton lajmi.net

“Në verë, Vucic bani nji ftesë për dialog të mbrendshëm, ndoshta edhe për njoftjen e Kosovës. Kosova nuk asht zemra e Serbisë, por e Shteteve të Bashkueme të Amerikës”, shtoi ai.

Shperndaje në: