Deklarata e ambasadorit britanik, O’Connell, për vdekjen e Astrit Deharit

Për vdekjen e ish aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burgun e Prizrenit, Astrit Deharit, ka shkrue edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell.

Ai ju ka shprehë ngushëllime familjarëve dhe miqve për vdekjen e Astritit.

“Shpreh keqardhjen time dhe të atyne nga Qeveria ime, për familjen dhe shokët që humbën Astrit Deharin.

Na i bajmë thirrje autoriteteve të Kosovës për me sigurue se ka nji hetim të shpejtë dhe transparent në rrethanat e vdekjes së tij”, ka shkrue në Facebook, O’Connell.