Deklarata e avokatit të familjes Dehari mbas kryemjes së autopsisë

Vdekja në burg e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje doket se ka ndodhë për shkak të asfiksisë, por se qysh ka ardhë deri te ajo mbetet me u konstatue nga ekspertët e mjekësisë ligjore. Kështu ka deklarue për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, pak minuta mbasi u krye autopsia e të ndjerit.

Në trupin e Astrit Deharit, aktivistit të VV’s, që u gjet i vdekun të Shtunën në qendrën e paraburgimit në Prizren, ka pasë sheja të gërvishtjeve sipërfaqësore në njanën dorë dhe në qafë. Këtë e konfirmoi për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

“Sheja në trup ka pasë, edhe atë nji mori gërvishtjesh. Premje sipërfaqësore ka pasë në dorën e majtë dhe në qafë, mirëpo nga kjo nuk mundet me u thanë nga dikush se asht vrasje apo vetvrasje”, tha Gashi, pak minuta mbasi trupit të Astrit Deharit ju krye autopsia në Qendrën e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Simbas Gashit, vdekja e aktivistit të VV’s në paraburgim ka mujt me ndodhë për shkak të asfiksisë – mungesës së oksigjenit, por gjithçka mbetet të konfirmohet përfundimisht nga ekspertët që të Hanën në mesditë kryen obduksionin.

1-34-800x450-650x358