Deklarata e befasishme e Vucic për Ramën

ramavucic

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic ka komentue nga Hamburgu i Gjermanisë, vizitën e fundit të Edi Ramës në Beograd.

Vucic asht shprehë se asht i njajtë me Edi Ramën, por nuk mundet me qenë aq sharmant sa ai.

“Mundem me thanë se nuk mundem me qenë kurrë sharmant sikur Edi Rama. Por, na jemi njerëz të njajtë. Edhe populli në Beograd, në Prishtinë e Tiranë duhet me kuptue këtë, por ky asht proces”, ka thanë Vucic.

Ai ka theksue gjithashtu se shqiptarët dhe serbët kanë ndryshue këndvështrimet për njani-­tjetrin, tue lanë me u kuptue se marrëdhaniet janë drejt përmirësimit.

“Ma parë, serbët dhe shqiptarët mendonin ma se keqi njani për tjetrin, se shqiptarë mendonin me qenë racë ma superiore nga serbët dhe e kundërta”, asht shprehë Vucic.