Deklarata e Brnabic për serbët e Kosovës nxit reagime në Serbi

Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësue se deklarata e Kryeministres Ana Brnabic se “gjaja ma e randësishme në marrëveshjen e Brukselit asht pozicioni i pakicës serbe në Kosovë ” e vnon në pikëpyetje randësinë e dialogut mbi çashtjen e Kosovës të paralajmërueme nga kreu i këtij shteti, Aleksandar Vucic.

Simbas kësaj partie “qëndrimi i qeverisë ndaj serbëve të Kosovës sikurse ndaj atyne të Diasporës, tregon se Qeverinë e Kosovës e trajton si të nji vendi të pamvarun”, raportojnë mediat serbe.