Deklarata e Bujës mbas aderimit në Nisma

Nisma për Kosovën ka prezentie zyrtarisht aderimin e Shkri Bujës në këtë parti.

Ai ka thanë se deri te ky vendim ka ardhë mbas mbylljes së të gjitha shtigjeve nga subjekti në të cilin ishte.

“Unë sot jam përcaktue mbas nji periudhe të gjatë të veprimit tim në nji subjekt tjetër, jo lehtë, por mbas mbylljes së të gjitha shtigjeve unë sot e gjeta nji shteg të ri, e gjeta vendin te bashkëveprimtarët e mi”, ka thanë Buja.

Ai ka thanë se nuk asht rastësi që iu bashkue Nismës, mbasi që simbas tij ai këtu ka gjetë bashkëveprimtarët e tij.

Buja ka thanë se nuk ka me u marrë me subjektin, të cilit i ka takue, tue thanë se me PDK’n ka me komunikue vetëm në cilësinë e anëtarit të Nismës.