Deklarata e bujshme e diplomatit serb: Trepça, sikurse Kosova, nuk asht e Serbisë

Vendimi i qeverisë së Serbisë për me zhvleftësue vendimin e Kuvendit të Kosovës për Trepçën, asht pa si veprim qesharak nga nji ish-politikan i Beogradit.

Mile Isakov, ish-këshilltar i i kryeministrit të ndjerë serb, Zoran Djindjic, po ashtu edhe ambasador i mahershëm i Serbisë në Izrael, ka thanë se shefi i Qeverisë aktuale të Serbisë, Aleksandar Vucic, bani veprime qesharake në lidhje me gjigantin e minierave dhe minerale në Kosovë.

“Kush asht me këtë rast i marrë e kush i trazuem? Ata e miratuen ligjin në Kuvend, na i përgjigjemi me nji vendim të qeverisë që atë ligj e zhvleftëson dhe e shfuqizon. Dhe, me kaq u zgjidh problemi. Aq thjeshtë sa ma thjesht nuk ka mujt me u ba. Thjesht gjeniale! Po qysh nuk u kujtue kurrkush ma herët për këtë gja?”, ka deklarue Isakov.

“’Nuk e japim dhe pike’. Tingëllon mirë, por këtë e kemi thanë edhe për Kosovën e asht pikërisht Kosova ajo që po na e merr tash pasuninë. Dhe atë e ban në mënyrë të njajtë (sikur kur e shpalli pamvarësinë) e shpall dhe fund”, ka shkrue Isakov në nji kolumne të publikueme në shumë medie të Serbisë.

Isakov ka shkrue me ironi Trepca asht e Serbisë aq sa asht edhe Kosova.

“Na bëhemi sikur nuk e japim, por nuk e dërgojmë çashtjen në Këshillin e Sigurimit të OKB’s, mbasi, në fakt, nuk asht kërcënue siguria, thotë Vucic, dhe për shkak se e dijmë që me këtë nuk kishim me arritë asgja. Po çka duem atëherë? Kurrgja, sikur deri tash. Kemi me shpallë fitoren dhe kemi me fitue. Kemi me futë kryet në ranë dhe kemi me u shtirë sikur gjithckasht a në rregull. Sa na përket neve, Trepça asht e jona, sikur edhe Kosova. E, në të vërtetë, nuk janë.