Deklarata e çuditshme e Zojës Hillary mbas debatit me Trump

Hilary Clinton asht shfaqë me nji deklaratë të çuditshme në studion e moderatores Ellen DeGeneres.

“M’u dok sikur Trumpi po më nxinte frymën në skenë”,- tha kandidatja demokrate derisa folte lidhun me debatin e dytë presidencial ku ishte përballë me Trump.

“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të krejt hapsinën, deri te vendi ku ishte ulë publiku. Mund të ndjeje te ai zemërimin, që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gja tjetër e dalë nga ‘Acces Hollywood’. M’u dok sikur po më ndjekte rreth e rrotull skenës. E ndjeja praninë e tij mbrapa meje dhe mendova ‘kjo asht e bezdisshme’. U përpoqa të mos humbja fokusin”,- tha Clinton.

Por, Republikani mohon t’i jetë ngjitë në këtë mënyrë rivales së tij:

“Unë rri në podium pranë karriges sime, ajo çohet dhe ecë mes përmes e ndalon ngjitë me mue, e ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapsinën e Hillaryt”.