Deklarata e Djuric për Trepçën, e befasishme

Shefi i të ashtuquejtunës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka thanë sot se, për dallim prej palës shqiptare, në Serbi nuk ka koncensus sa i përket nji teme kaq të ndjeshme siç asht rasti i Trepçës.

Djuric këtë e ka thanë tue u përgjigjë në pyetje se çfarë ka nënshkrue Beogradi zyrtar për Trepçën në Bruksel në emisionin “150 minuta” në TV Prva.

“Këtu na jemi në problem. Derisa politikanët shqiptarë janë të bashkuem në qëllimin që të ndahen (pamvarësohen), të na marrin pasuninë tonë, derisa na në Serbi kemi prani të agjentëve politikë në këtë temë”, ka thanë Djuric, transmeton lajmi.net.

Siç ka thanë ai, “dihet se” dy të tretat e Marrëveshjes së Brukselit kanë të bajnë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa pjesa tjera lidhet me raportet në organet e gjyqësisë dhe policisë.