Deklarata e Erdogan mbas sulmit në Stamboll

Erdoganiii

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përmes nji deklarate të l’shueme për media, ka dënue sulmin në Aeroportin “Ataturk” të Stambollit, që ndodhi gjatë muejit të shejtë të Ramazanit.

Ai thotë se sulmi “kallxon se terrorizmi nuk njeh as fe e as vlera”.

Erdogan i ka ba thirrje komunitetit ndërkombëtar që me u ngritë kundër terrorizmit dhe asht zotue se Turqia ka me qëndrue e fortë përballë sulmeve dhe grupeve terroriste.

“Turqia ka fuqinë, vendosmëninë dhe kapacitetet që me vazhdue luftën kundër terrorizmit deri në fund”, ka thanë Erdogan.