Deklarata e fuqishme e Sarkozy drejtue Merkel’it për Turqinë

Ish-Presidenti i Francës, Nikocolas Sarkozy, ka lëshue nji deklaratë të fortë mbi anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Europian.

“I thashë Angela Merkelit, se anëtarësimi i Turqisë në BE asht i paimagjinueshëm”, shprehet Sarkozy në nji postim në rrjetin social Twitter.

Kreu i delegacionit europian në Turqi, Hansjörg Haber, dha dorëheqjen mbas deklaratave t’autoriteteve turke në lidhje me marrëveshjen e refugjatëve, BE-Turqi.

Brukseli ka kritikue Ankara’n për mosmbajtjen e premtimeve sa i takon çashtjes, për të cilën palët kishin ra n’dakord ma parë.