Deklarata e Haradinajt për seancën e sotme

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklarue se sot nuk kanë me marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të thirrun nga opozita, mbasi dje ishin vet ata që kërkuen të ndërprehet debati.

“Dje ishte seanca për zgjedhjen e Qeverisë, sot na kanë njoftue për nji seancë të jashtëzakonshme, shumë e habitshme kjo festë, për shkak se kërkesa për ndërpremjen e debatit erdhi pikërisht nga opozita, kanë ba 40 nënshkrime për nji seancë e janë 31 deputetë në sallë, na nuk e vlerësuem këtë ftesë, kemi me respektue Kuvendin, por kjo e sotmja nuk meriton respekt”, tha ai.

Shperndaje në: