Deklarata e Merkel mbas fitores

Kancelarja, Angela Merkel, dhe demokratët e saj të krishenë ka fitue sot në zgjedhjet federale gjermane me të paktën 32.5 përqind të votave, shkruejnë mediat gjermane, para se të dalin rezultatet zytrare dhe në bazë të atyne të exit poll’eve mbas mbylljes së votimit.

Merkel, e cila ka kandidue në këto zgjedhje për mandatin e katërt si kancelare, përballë rivalit kryesor, Martin Schulz, nga SPD, ka thanë se ajo dhe koalicioni i saj kanë pritë nji rezultat ma të mirë, por, ajo ka shtue se aleanca CDU-CSU përban partinë ma të madhe në parlamentin gjerman, dhe ka me formue qeverinë e ardhshme të vendit.