Deklarata e Presidentit Thaçi mbas takimit me Vucic

Mbas takimit Kosovë-Serbi në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky takim ishte korrekt, ku u diskutue për hapat e matutjeshëm për fillimin e nji dialogu të ri në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhanieve.

Ai tha se beson që këto dy vende kane me punue në këtë drejtim dhe në fund ka me u arrite nji marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhanieve mes dy vendeve.

“Falënderoj Mogherinin që na mundësoi këtë takim me presidentin e Serbisë për normalizimin e marrëdhanieve. Ka qenë nji takim korrekt, ku kemi diskutue për hapat e matutjeshme për fillimin e nji dialogu të ri në mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhanieve fqije. Kosova edhe Serbia kanë nevojë për nji marrëveshje përfundimtare dhe shpresoj që në të ardhmen ta arijmë nji marrëveshje të tillë”, ka thanë Thaci.

Simbas tij, kjo fazë e dialogut asht e randësishme që me fillue sa ma shpejtë që të jetë e mundun.

“Kjo fazë e re e dialogut që e kemi deklarue edhe ma herët asht e nevojshme me fillue sa ma shpejt që asht e mundun dhe të jetë e kritereve europiane. Në këtë fazë kemi besim të plotë që kjo marrëveshje ka me pasë nji unitet te qëndrueshëm, në unitet me Bashkimin Europian dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkueme të Amerikës”, ka shtue ai.

Ai gjithashtu ka tregue se në dialog ka me u diskutue për çashtjet, të cilat kanë mbetë të hapuna dhe të cilat kanë nevojë të mbyllen njiherë e përgjithmonë.