Deklarata e Presidentit Thaçi për zojën Clinton ban bujë në mediat ndërkombëtare

Deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se e mbështetë fuqishëm kandidaten për presidente të SHBA’ve, Hillary Clinton ka ba bujë jo vetëm në mediat rajonale, por edhe në ato ndërkombëtare.

Mediat rajonale thonë se Hashim Thaçi, kërkon fitoren e Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe u ban thirrje shqiptarëve në Amerikë me votue për të, transmeton lajmi.net.

“Ai asht shumë i kënaqun që shqiptarët në Shtetet e Bashkueme të Amerikës e mbështesin kandidaturën e Hillary Clinton.”

Simbas presidentit të Kosovës, familja Clinton ka ndihmue shtetin e Kosovës në rrugën e shtetndërtitmit të saj dhe Kosova ka me qenë mirënjohëse për ndihmën e dhanë.

Thaçi asht i bindun se me zgjedhjen e Hillaryt në krye të Amerikës, Kosova ka me u mbështet edhe ma shumë nga SHBA.