Deklarata e Ramës, ky asht veprimi i Athinës

Mbas zhurmës së krijueme në media nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se Akropoli u pshtue prej nji shqiptari, por edhe përplasjeve me tone të nalta mes Athinës dhe Tiranës për situatën në Himarë, Ministria e Jashtme greke ka thirrë për sqarim ambasadorin shqiptar, Dashnor Dervishi.

Top Channel ka mësue se zotit Dervishi i janë kërkue shpjegime lidhun me këto deklarata. Ende nuk dihen tonet e bisedimeve, por burime në Ministrinë e Jashtme helene thonë se pala greke ka ngritë shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jodiplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila simbas Athinës përmbante nji qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve.

Burimet thanë se edhe ambasadori shqiptar ka tërheqë vëmendjen e Athinës për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke, që për palën shqiptare konsiderohet si ndërhymje flagrante dhe pa takt në çashtje të mbrendshme të Shqipnisë.