Deklarata e Ramës për Kosovën, ky asht reagimi në Serbi

Ministri serb, Aleksandar Vulin ka thanë sot se Serbinë e udhëheqë nji burrështetas i pranuem dhe se Serbia sot ka qenë krenare me kryeministrit e saj, Aleksandar Vucic, kurse kolegu i tij shqiptar, Edi Rama asht politikan i vogël, i cili sot në Beograd kallxoi se nga nji politikan i vogël nuk mund të bahet burrështetas i madh.

“Serbinë sot e drejton nji burrështetas i pranuem, kurse Shqipëninë politikan i vogël. Vucic kallxoi se qysh duhet sjellë në mënyrë të përgjegjshme si përfaqësues i vendit të vet dhe popullit të vet, derisa Rama kallxoi se nga politikan i vogël nuk mund të bahesh burrështetas. Si gjithmonë, Rama ju drejtohet votuesve të tij, kurse Vucic kërkon dhe gjen zgjidhje. Përgjigjen që e mori nga Vucic, Rama duhet me kujdes ta vlerësojë dhe, për shkak të vetes, po e humb rastin që kurrë ma mos ta ndigjojë”, ka thanë Vulin, transmeton lajmi.net.

“Shqipnia nuk e ka fatin si Serbia të udhëhiqet nga nji burrështetas. Serbia duhet të jetë krenare me kryeministrin e saj”, ka thanë tutje Vulin.

Vulini ka reague në këtë mënyrë mbasi që Rama ia tha në sy Vucicit se Trepça asht e Kosovës dhe se Serbia sa ma parë të njoh shtetin e Kosovës aq ma mirë edhe për të. Po ashtu, Rama tha se qysh asht e mundun që të arrestohet Nehat Thaqi në Serbi në hymjen e 11’të. Ai pyeti pse nuk ishte arrestue ma herët meqë në Serbi po thonë se ka pasë fletarrest?