Deklarata e Shpend Ahmetit nga vendi ku ndodhi tragjedia sot

shpendi

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka largue komplet përgjegjësinë për vdekjen e dy fëmive. Ai ka thanë se kompania që ka gërmue asht dashtë me marrë leje nga Ministria, ndërsa nuk ka pranue përgjegjësinë morale për rastin. 

Ahmeti këto deklarime i ka ba nga vendi ku ndodhi tragjedia, në të cilën u mbytën dy fëmi, vëlla e motër, në afërsi të fshatit Llukar. 

“Ne diskutuem me hetuesinë. Ata janë tue i shqyrtue të gjitha pistat. Kompania që ka gërmue këtu asht dashtë me pasë leje nga ministria përkatëse, por tash jemi tue pritë vendimin e hetuesisë”, tha Ahmeti.

 “Përgjegjësinë morale e penale duhet me bartë ata që e kanë ba këtë”, ka deklarue Kryetari Ahmeti.