Deklarata e Trump për myslimanët asht fshi nga faqja e tij

Deklarata e Donald Trump për ndalimin e myslimanëve në Amerikë, asht fshi nga sajti i tij

The Telegraph ka kallxur se kjo deklaratë asht publikue më 7 Dhetor të vitit 2015, ndërsa tash mbasi u zgjedh ai President i SHBA’ve, asht fshi nga sajti i tij.

Deklarata e Trump, po ashtu pohoi se “ka urrejtje të madhe ndaj amerikanëve nga segmentet të mëdha të popullsisë myslimane”.

“Derisa na jemi në gjendje për me përcaktue dhe për me kuptue këtë problem dhe kërcënim të rrezikshëm, vendi ynë nuk mundet me qenë viktima e sulmeve të tmerrshme terroriste nga njerëzit që besojnë ne xhihad”, ka thanë Trump gjatë fushatës së tij.