Deklarata e Trump pro Kosovës, të cilën ndoshta nuk e keni ndigjue asnjiherë (video)

Kosovarët doket se janë tutë pa arsye se Presidenti i posazgjedhun i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump, asht kundër Kosovës.

Ndigjone nji deklaratë të tij  të dhanë për Larry King në vitin 99, e ku ai kërkon të ndërhyhet me trupa tokësorë për m’i dhanë fund luftës në Kosovë.

“Kisha me veprue ndryshe, edhe pse e di se ka me tringëllue çuditshëm te shumëkush. Kqyre kaosin që kemi shkaktue në Kosovë. Unë mendoj që na mujm me thanë se kemi humbë vetëm disa njerëz. Padyshim se na ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hedhnim bomba. Por, kqyre çka i bëmë atij vendi, atyne njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuejtje ju kemi shkaktue. Na ka qenë dasht me shkue atje me trupa tokësore, kishte me pasë vrasje edhe në këtë opcion, por ma pak. Nuk kishte me qenë situata kaq kaotike sa asht tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyne, nga territoret e tyne, çdokush po ikë kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mija të vramë”.