Deklarata e zyrtarit kroat nervozon keq serbët

Zyrtari kroat, Stephen Sučić, i cili ka kryesue Kroacinë në konferencën për të zhdukunit, ka lshue nji varg akuzash në drejtim të Serbisë.

Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe kryetar i Komisionit për Persona të Zhdukun, Veljko Odalovic, ka lshue konferencën e mbajtun në Zagrev për të zhdukunit, mbasi zyrtari kroat, Sučić ka ba nji varg fyemjesh në kurriz të Serbisë dhe ish-Ushtrisë Jugosllave tue thanë se çdo e keqe në rajon vjen nga Beogradi.

Konferenca mbi “procesin e zhvarrosjes dhe identifikimit të eshnave të personave të zhdukun nga territori kroat” u ba me qëllim të përshpejtimit të procesit të kërkimit të personave të zhdukun.

Sučić ndër të tjera ka thanë se në Kroaci asht ba agresion serb dhe se mandej ish-Ushtria Jugosllave ka pushtue territorin kroat dhe ka krye krime tejet të randa, transmeton Indeksonline.

Momenti kur Odalovic ka lanë konferencën ishte kur Sučić ka thanë se krejt e keqja e rajonit vjen nga Beogradi.