Deklarata kontradiktore të liderëve turq, ishte apo jo fëmi, kamikazi që vrau mbi 50 persona?

Kryeministri turk Binali Yildirim tha dje se autoritet nuk e dinë nëse kamikazi që shpërtheu në nji dasmë kurde tue vra 54 persona ishte apo jo nji fëmi.

Nji ditë ma parë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se ai që hodhi veten në erë ishte nji fëmi nga 12-14 vjeç. Mbas sulmit, Erdogan ka thanë se ISIS asht autori i mundshëm i sulmit.

Ndërsa, kryeministri Yildirim tha dje se, ende nuk ka nji të dhanë kyçe që me lidhë autorin e sulmit me ISIS.

Nga sulmi me bombë mbramjen e së Shtunës në nji dasmë kurde në qytetin turk Gaziantep, afër kufinit me Sirinë, mbetën të vdekun 54 persona, ndërsa dheta të tjerë janë në gjendje të randë. Simbas mediave vendase, shumica e viktimave ishin fëmi.