Deklarata shokuese e kryeministrit hungarez: Emigrantët janë helm, s’na duhen

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka përshkrue si helm ardhjen e azil kërkuesve në Europë, tue thanë se vendi i tij nuk dëshiron dhe nuk ka nevojë për as edhe nji emigrant të vetëm.

“Hungaria nuk ka nevojë për as edhe nji emigrant të vetëm që ekonomia e saj të funksionojë, apo që popullata ta mbajë veten gjallë, apo që vendi të ketë nji të ardhme,” tha ai në nji konferencë të përbashkët për media me kancelarin austriak, Christian Kem, në Budapest.

“Prandaj, politika e përbashkët për emigracionin europian nuk asht e nevojshme: kushdo që ka nevojë për emigrantë, le t’i marrë ata, ama mos na detyroni neve t’i marrim ata, na s’kemi nevojë për ta,” tha Orban.

Lideri popullist ka shtue se, “çdo emigrant përban rrezik terrori, si dhe ndaj sigurisë publike.”

“Për neve, emigracioni nuk asht zgjidhje, por problem… s’asht ilaç, por helm, s’kemi nevojë për të dhe s’do ta kapërdijmë,” përfundoi ai.